Bota Meteorologu “bën kurban veten” për të treguar fuqinë e uraganit Irma (VIDEO)

Meteorologu “bën kurban veten” për të treguar fuqinë e uraganit Irma (VIDEO)

Uragani Irma dhe stuhitë e kategorive të ngjashme janë aq të forta dhe të rrezikshme, sa edhe mediat me pajisje të sofistikuara nuk guxojnë të përpiqen të ilustrojnë efektet që ato kanë.

Një nga të paktët që guxuan të bënte këtë ishte Justton Drake, një meteorolog që rrezikoi të përballet me një erë të fortë në një ishull afër Floridas.

Drake e la makinën teksa era frynte me një shpejtësi të lartë, ndërsa për të mbrojtur veten ka vendosur një maskë, e cila i fluturon shpejt.

Në disa raste, era e shtynte pak metra prapa, por Drake mbahej akoma në këmbë.

Ndërkohë pasi goditi rëndë Kubën, uragani “Irma” mbërriti në Florida si një stuhi e kategorisë së katërt. Fillimisht goditi ishujt Key Ëest me erëra deri në 209 km në orë, e më pas ju drejtua bregdetit perëndimor në Floridan kontinentale.

Sipas medias amerikane Abc Neës edhe pse pa shkelur mirë në Florida, Irma ka shkaktuar 3 viktima. Një burrë humbi jetën në kontenë e Monrosë në Key Ëest, pasi humbi kontrollin e kamionit që po drejtonte për shkak të erës së fortë, ndërsa dy të tjerë vdiqën në një aksident rrugor në kontenë e Hardee.

Erërat e forta dhe përmbytjet kanë përfshirë edhe Majemin, kryesisht distriktin financiar te qytetit. Më shumë se 1.4 milion banesa janë pa energji elektrike dhe mbi 2 mijë fluturime u anuluan.

6.3 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin me paralajmërimet se rritja e madhe e nivelit të detit do të rrezikojë jetën e kujtdo në rrugën që do të ndjeke stuhia.

Gati i gjithë shteti është në alarm, e të paktën 36 milionë njerëz rrezikohen nga shkulmet e forta te erës, reshjet e dendura dhe përmbytjet.