Aktualitet “Mezi e pres rastin e parë në Shqipëri”, infektohet me Covid kryeinspektorja...

“Mezi e pres rastin e parë në Shqipëri”, infektohet me Covid kryeinspektorja e shëndetit

Ka rezultuar pozitive me COVID-19, kryeinspektorja për shëndetin në Tiranë Areti Beruka. Kjo e fundit ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj.

Mësohet se Beruka ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po e kalon virusin me simptoma të lehta. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga vet Beruka.

Në fillim të pandemisë, kryeinspektorja u lakua në media për disa nga deklaratat e saj. Ajo tha publikisht se mezi priste që të infektohej me Covid-19 personi i parë në Shqipëri, në sensin e profesionalizmit. Sipas Berukës, për një mjek, kjo gjë ishte me rëndësi, të studiosh dhe të kesh në duar gjëra të reja.

Në një tjetër deklaratë, kryeinspektorja tha se do të ishte mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi, në mënyrë që të krijohet “imuniteti i tufës”.

E pyetur nga gazetarja nëse kishte frikë nga situata që do krijohej në vend nga Covid-19 ajo u përgjigj se duke thënë se nuk kishte.

“Absolutisht jo. Ndoshta ka të bëjë me profesionin, por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. E para do të kuptojnë njerëzit profesionistë që koronavirusi ka një gradë vijueshmërie shumë të ulët sesa ky që kemi. Përqindja e vdekshmërisë së saj është 2%. Mosha e fëmijëve 16 vjeç e kanë shumë të ulët dhe me shenja shumë herë më të lehta. Paniku që qytetarët kishin me SARS-in, apo me gripin e derrit, nuk është absolutisht më i rrezikshëm koronavirusi.” – deklaronte në 26 shkurt 2020, Beruka.