Sport Michael Jordan ia kalon dhe Maradonës, fanella që u shit për një...

Michael Jordan ia kalon dhe Maradonës, fanella që u shit për një çmim rekord në ankand

Fanella e basketbollistit legjendar amerikan Michael Jordan nga ndeshja e parë e finaleve të NBA-së në vitin 1998 u shit për 10.1 milionë dollarë në ankand, duke e bërë atë pajisjen sportive më të shtrenjtë në histori, raporton Reuters.

Rekordi i mëparshëm u vendos në fillim të këtij viti kur fanella e yllit argjentinas të futbollit Diego Maradona, në të cilën ai shënoi një gol me “Dorën e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, u shit për 9.3 milionë dollarë.

“Në javët që kur shpallëm ankandin, ka pasur një emocion jo vetëm nga tifozët e sportit, por edhe nga koleksionistët e etur për të zotëruar një pjesë të rrallë të historisë,” tha Brahm Wachter, Shefi i Sotheby’s Streetwear dhe Modern Collectables.

Dëshmi se ai është “më i madhi i të gjitha kohërave”

“Edhe një herë, performanca e sotme rekorde e çimenton Michael Jordan si më i madhi i padiskutueshëm i të gjitha kohërave (G.O.A.T.), duke dëshmuar se emri dhe trashëgimia e tij e pashembullt janë po aq të rëndësishme sa ishin gati 25 vjet më parë”, shtoi Wachter.

Pritej që fanella e Jordan të arrinte një çmim prej tre deri në pesë milionë dollarë, por shuma i kaloi të gjitha pritshmëritë

Chicago Bulls, i udhëhequr nga Jordan, mundi Utah Jazz 4-2 në finalet e NBA 1998, duke fituar kampionatin e tyre të gjashtë.

Michael Jordan dhe Scottie Pippen