Sport Michael Schumacher, 5 vite nga aksidenti fatal

Michael Schumacher, 5 vite nga aksidenti fatal

Sot mbushen 5 vite nga 29 dhjetori i 2013-ës, aksidenti fatal i Mikael Shumaker, legjendës së Formula 1, jeta e të cilit nuk është më e njëjtë prej asaj dite.

Shkëmbi ku u aksidentua Michael Shumacher

7 herë kampioni i botës ishte duke bërë ski së bashku me familjen e tij në Alpet franceze, në momentin kur do të pësonte traumën e rëndë në kokë.

Prej 5 vitesh, gjermani ka qëndruar në koma, në kushte të larta sigurie dhe vetëm familja e tij ka qenë ajo që ka dhënë informacione të pakta lidhur me gjendjen shëndetësore.

Schumacher dhe bashkëshortja Corinna para aksidentit

Megjithatë, Schumacher kohët e fundit ka dhënë shenja përmirësimi dhe vetëm pak ditë më parë u mësua se kampioni ka mundur të ngrihet në këmbë pa pasur nevojën e pajisjeve mjekësore.