Sport Mick Schumacher në hapat e babait, i mbështetur nga mamaja

Mick Schumacher në hapat e babait, i mbështetur nga mamaja

Këtë fundjavë, Mick Schumacher do të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, duke marrë pjesë në testin e tej të parë në Formula 1 me Ferrarin.

Ai u shpall kampion në Formula 3 pasi të kalonte në Formula 2, e tashmë do të bëjë hapin e tij të madh, në gjurmët e babait të tij legjendar Michael Schumacher.

20-vjeçari është fotografuar pranë nënës së tij Corinna në Bahrein dhe pjesëtarëve të akademisë së Ferrarit.

Të shumtë janë ata që po presin me padurim të shohin për herë të parë djalin e idhullit të tyre nën njëvendëshen e kuqe.

“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Mick.