Kulturë Mickey Rourke i xhindosur me De Niron: Po më dole përpara, do...

Mickey Rourke i xhindosur me De Niron: Po më dole përpara, do të të turpëroj

Aktori Mickey Rourke ka kërcënuar ashpër Robert De Niron nëpërmjet Instagramit. Gjithçka ka lindur nga fakti që Rourke nuk u përzgjodh për filmin “The Irishman” për faj të De Niros.

“Scorsese donte të takohej me mua për të folur mbi një film ku do të ishin Al Pacino, Joe Pesci dhe Robert De Niro, por një person nga ata që merreshin me kastin e aktorëve i tha menaxherit tim se Robert De Niro nuk kishte pranuar që të punonte me mua”, tha Rourke.

Pas këtyre deklaratave, përfaqësuesit e De Niros shpërndanë një deklaratë ku përgënjeshtruan gjithçka: “Sipas producentëve të “The Irishman”, Jane Rosenthal dhe Emma Tillinger Koskoff, dhe drejtoreshës së kastingut, Ellen Lewis, Mickey Rourke nuk është propozuar kurrë për një rol në film, madje as nuk është menduar kurrë si mundësi”.

Se kush thotë të vërtetën nuk dihet, por e vetmja gjë e sigurtë është që Rourke është i xhindosur me De Niron, siç lexohet në mesazhin e tij në Instagram: “Ej, Robert De Niro, me ty po flas ore qurravec. Një miku im më tha se disa muaj më parë u ke thënë gazetave se “Mickey Rourke është gënjeshtar dhe flet budallallëqe”. Dëgjo këtu, o i fortë vetëm në filma, je njeriu i parë që më quan gënjeshtar dhe këtë e ke thënë nëpër gazeta. Po të them një gjë, o maskara, nëse më del përpara në rrugë të betohem se do të të turpëroj”.