Bota Mike Pompeo në një detyrë të re: Bashkëpunëtor në një emision politik...

Mike Pompeo në një detyrë të re: Bashkëpunëtor në një emision politik në Fox News

Pas ish-zv.presidentit amerikan, Mike Pence, që siguroi një pagesë të majme për shkruarjen e dy librave mbi administratën e Donald Trump edhe ish-sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka gjetur diçka tjetër për t’u marrë tani e tutje.

Ai është punësuar nga Fox News si një “bashkëpunëtor” në një emision politik.

“Synoj t’iu jap shikuesve një pamje të sinqertë dhe konkrete të gjeopolitikës, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të Amerikës së Parë që ndihmoi në vendosjen e kursit për prosperitetin dhe sigurinë e paparë amerikane”, komentoi Pompeo në lidhje me këtë zhvillim të ri.