Politika Mike Pompeo vjen nesër për herë të parë në Shqipëri

Mike Pompeo vjen nesër për herë të parë në Shqipëri

US Pompeo

Mike Pompeo, ish-sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë nesër Shqipërinë.

Pompeo do vizitojë Tiranën, ku do të marrë edhe titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”.

Do të jetë Universiteti i Tiranës ai që do ti japë titullin Pompeo, ceremonia do të mbahet nesër tek ish-Sheratoni.

Mike Richard Pompeo është politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan ky i fundit shërbeu gjatë qeverisjes së presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70-të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga 2018 deri në 2021.

Pompeo vjen për herë të parë në Shqipëri.