Extra Mike Tyson: Konsumoj 40 mijë dollarë marijuanë në muaj, ja sa fitoj...

Mike Tyson: Konsumoj 40 mijë dollarë marijuanë në muaj, ja sa fitoj nga ferma

Jemi mësuar ta shikojnë teksa shpallet kampion në ring. Por legjenda e boksit botëror, Mike Tyson është një kampion edhe në një tjetër disiplinë.

Tyson ka zbuluar se konsumon rreth 40 mijë dollarë në muaj marijuanë, duke treguar edhe njëherë lidhjen e tij të ngushtë me drogërat.

Po, ne konsumojmë më shumë se 40 mijë dollarë në muaj. Marijuana për ne është formë relaksi. por edhe medicinale“, pohoi Tyson.

41-vjeçari është i njohur si konsumator i madh i marijuanës. Ai nisi biznesin e shitjes së kanabisit pasi droga u legalizua në Kaliforni. Ish-kampioni bleu një fermë kanabisi 40 hektarë pranë Luginës së Vdekje.

Nga ky biznes, Tyson zbuloi se fiton rreth 500,000 dollarë, të cilën e shpërndanë në Nevada dhe Kaliforni.