Sport Milan fundos Torinon dhe mban vendin e parë. Rikthehet edhe Ibra

Milan fundos Torinon dhe mban vendin e parë. Rikthehet edhe Ibra

Milani ka lënë pas humbjen në mesjavë ndaj Juventusit dhe ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës ndaj Torinos.

Ndonëse me mungesa të shumta, “Djajtë” arritën të dilnin fitimtarë nga një takim delikat pasi dhe “Demat” kërkonin me patjetër të merrnin pikë, kushtëzuar dhe nga renditja e tyre në tabelë.

Goli i parë për vendasit u shënua nga Leao në minutën e 25 të takimit. Pa u mbyllur pjesa e parë djemtë e Piolit fituan dhe një penallti që u shndërrua në gol nga Kessie.

Lajmi tjetër i mirë për Milanin në këtë mbrëmje ishte dhe rikthimi i Slatan Ibrahimoviç, i cili hyri në fushën e lojës vetëm në minutën e 83.

Me këtë fitore Milani vijon të ruajë kryesimin e Serie A.