Sport Milan jep prova arratie, mund Fiorentinën dhe shkon +5 nga vendi i...

Milan jep prova arratie, mund Fiorentinën dhe shkon +5 nga vendi i dytë

Milan jep shenja arratie në pritje të Napoli-Roma sonte në mbrëmje.

Milanit i mjaftuan dy gola nga Romagnoli dhe Kessie (me 11-metërsh) që në pjesën e parë për të mposhtur Fiorentinën në San Siro dhe për të përforcuar kryesimin në Serinë A.

Kuqezinjtë dominuan takimin nga fillimi në fund, duke humbur madje edhe një tjetër penallti, të ekzekutuar sërish nga Kessie, po në pjesën e parë.

Me këtë fitore, Milani e sheh veten 5 pikë para Interit dhe Sassuolos, skuadrat që renditen në vendin e dytë.

Ndërkohë, Lazio u mposht në Romë nga Udinese me rezultatin 3-1.