Sport Milani dhe Interi, kërkesë të përbashkët për stadiumin e ri 700 milionësh

Milani dhe Interi, kërkesë të përbashkët për stadiumin e ri 700 milionësh

Milan dhe Inter janë gati të hedhin hapin final për stadium e ri. Pas muajsh të tërë bisedimesh, dy shoqëritë do të paraqesin në Bashkinë e Milanos kërkesën zyrtare për ndërtimin e impiantit të ri. Hipoteza e rikonstruksionit të stadiumit “Giuseppe Meazza” është lënë mënjanë, për t’i besuar një projekti 700 milionësh, që sipas parashikimeve duhet të jetë gati për sezonin 2022-2023.

Pavarësisht protestave të romantikëve të futbollit për prishjen e San Siros, dy shoqëritë milaneze shohin drejt së ardhmes. Sipas medieve italiane, brenda këtij muaji do të merret vendimi përfundimtar për stadiumin e ri.

Nëse nuk do të ketë pengesa të paparashikuara më parë, impianti i ri do të ndërtohet nën nivelin e rrugës, në krah të “Meazzas”, ku për momentin ndodhet parkimi. Zona që do të krijohet nga shembja e “San Siros” do të organizohet në mënyrë alternative.