Sport Milani merr fitoren e parë nën drejtimin e Piolit

Milani merr fitoren e parë nën drejtimin e Piolit

Më në fund, Milani ka marrë fitoren e parë me trajnerin e ri Stefano Pioli, duke mposhtur mbrëmjen e së enjtes Spalin në “San Siro” me një gol të shënuar nga Suso.

Edhe pse morën 3 pikët në këtë takim, më të rëndësishmet në një ndeshje futbolli, sërish kuqezinjtë treguan se kanë probleme në ekip, duke rrezikuar shumë në fund të pësonin.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 63 nga Suso me goditje dënimi. Spanjolli e nisi ndeshjen nga stoli, por sërish rezultoi deçiziv.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 13 pikëve, në vendin e dhjetë.