Sport Milani punon edhe në dalje, Cutrone transferohet në Angli

Milani punon edhe në dalje, Cutrone transferohet në Angli

Patrick Cutrone i jep lamtumirën Milanit. Sulmuesi i talentuar italian ka lënë grumbullimin e kuqezinjve në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aty ku Milani po përgatitet për ndeshjen ndaj Benficas e vlefshme për International Champions Cup, për të udhëtuar drejt Anglisë.

Milani ka arritur akordin me Wolverhampton për transferimin e Patrick Cutrones në Premier League për shifrën e 18 milionë eurove plus bonuset. 21-vjeçari pas disa dyshimeve që ka patur në fillim ka vendosur t’i thotë po klubit anglez.

Ky operacion merkatoje është realizuar nga agjenti i famshëm Jorge Mendes. Cutrone largohet kështu nga Milani pas plot 12 vitesh, pasi sulmuesi është rritur si futbollist te skuadrat e moshave të Milanit.