Ekonomi Miliarderët dhe ana tjetër e pasurisë: 10 fakte tronditëse

Miliarderët dhe ana tjetër e pasurisë: 10 fakte tronditëse

Pasuria e 1% e njerëzve më të pasur në planet vazhdon të jetë më e madhe se ajo e pjesës tjetër të popullsisë së botës, sipas një studimi të OJQ-së Oxfam me titull “Shpërbleni punën, jo pasurinë”.

Raporti, i cili analizon pabarazinë në botë dhe rritjen e “pasurisë ekstreme” u kërkon shteteve të ridizenjojnë ekonomitë e tyre për të rikompensuar punonjësin mesatar, prodhuesit e vegjël, si dhe t’i japin fund shfrytëzimit. “Mjaft shpërblyem super të pasurit”, nënvizohet në raport.

Megjithatë, për të pasur një ide më të qartë të nivelit të vërtetë të pabarazisë në botë, bazuar në raportin e Oxfam, Dita përmbledh:

-Gjatë gjithë 2017, pasuria e miliarderëve është rritur me 762 miliardë dollarë. Vlera e kësaj rritjeje mund të kishte eliminuar shtatë herë varfërinë ekstreme globale, sipas studimit.

-82% e të gjithë pasurisë së krijuar në 2017 është në duart e 1% më të pasurve të planetit.

-Tre njerëzit më të pasur në planet, Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffett kanë pasuri më shumë se 5% e amerikanëve me më pak të ardhura, ose rreth 160 milionë njerëz.

-Nga 2,043 njerëz në botë me pasuri që tejkalojnë një miliard dollarë, 9 nga 10 janë burra.

-Në vitin 2017, çdo dy ditë lindi një miliarder i ri me një pasuri prej më shumë se një miliard dollarë. Është rritja më e madhe e numrit të miliarderëve në histori.

-Sipas llogaritjeve të Oxfam-it, përafërsisht dy të tretat e pasurisë së njerëzve që zotërojnë më shumë se një miliard dollarë janë rezultat i trashëgimisë, monopolit apo miqësive.

-Në dy dekadat e ardhshme, 500 nga njerëzit më të pasur në botë do t’u dhurojnë më shumë se 2.4 trilion dollarë trashëgimtarëve të tyre, një shumë që tejkalon GDP-në e Indisë.

-Mes viteve 2006 dhe 2015, pasuria e miliarderëve u rrit me një ritëm prej gati 13% në vit, ndërsa për punëtorët mesatarë pasuria e tyre u rrit me 2%.

-Miliarderët fshehin të paktën 7.6 trilionë dollarë nga autoritetet tatimore.

– Në më pak se një ditë punë, një drejtues në SHBA fiton sa një punëtor normal gjatë një viti të tërë.