Bota Miliona të papunë në SHBA, ndërkohë që vendi futet në javën e...

Miliona të papunë në SHBA, ndërkohë që vendi futet në javën e tretë të krizës

Shifrat për papunësinë, të cilat do të publikohen sot, pritet të tregojnë një javë tjetër të keqe për tregun e punës në SHBA si rezultat i ndikimit të pandemisë në ekonomi.

Kjo vjen pasi shifrat u rritën deri në 6,6 milionë të papunë në dy javët e fundit të marsit, pasi sektorët e ekonomisë ishin mbyllur për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit.

Të dhënat e reja, të cilat do të publikohen nga Departamenti i Punës, do të tregojnë se sa kërkesa fillestare të papunësisë u shtuan gjatë një periudhe shtatëditore, që përfundonte më 4 prill.

Analistët vlerësojnë se pretendimet e reja javore do të jenë në miliona.

Banka e Amerikës parashikon deri në 6,5 milionë.

Të dhënat do të ofrojnë pamjen e parë në tregun e punës pasi që një raport i Byrosë së Statistikave të Punës tregoi për 701 000 vende pune të humbura gjatë marsit.

Raportet e fundit javore, që tregojnë se 10 milionë njerëz kanë bërë kërkesë për sigurimin e papunësisë në dy javët e fundit të marsit, tregojnë se niveli i vërtetë i papunësisë ka gjasë që ka rënë në shifra dyshifrore.

Shumica e qytetarëve amerikanë tani jetojnë nën udhëzimet e qëndrimit në shtëpi.