Politika Militantë të PD-së sulmojnë edhe ambasadën amerikane

Militantë të PD-së sulmojnë edhe ambasadën amerikane

Militantë të Partisë Demokratike, përkatësisht gazetarë të njohur që punojnë në media të djathta apo edhe ish-zyrtarë administrate kanë ndërmarrë një sulm të egër ndaj Ambasadës amerikane në Tiranë.

Në postimin e ambasadës amerikane në lidhje me dhunën e PD-së në protestë, qytetarë që njihen si përkrahës sëopozitës, nuk kursejnë fjalë dhe ofendime ndaj diplomatëve të SHBA.

Genc Sejko, i njohur si opozitar, i cili jeton jashtë vendit dhe zhvilloi një protestë në fund të dhjetorit para Kryeministrisë, aludon se deklarata e Ambasadës nuk është hartuar nga zyrtarë por nga njerëz të blerë nga qeveria.

Kurse një tjetër militant i opozitës, akuzon ambasadën amerikane se nuk kanë folur për dhunën që policia i ka bërë një grua nga Shkoza.

Një tjetër përkrahës i PD-së akuzon ambasadën amerikane se është paguar me paratë e drogës.

Kurse disa të tjerë e akuzojnë se nuk ka reaguar për dhunën në Francë, por vetëm në Shqipëri.