Kryesore Ministrat e shkarkuar në “bankat” e fundit, të rinjtë në llozha (FOTO)

Ministrat e shkarkuar në “bankat” e fundit, të rinjtë në llozha (FOTO)

Parlamenti e ka nisur sesionin e ri me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Seanca e sotme plenare u mblodh pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për një sesion të jashtëzakonshëm që i hapi rrugën riformatimit të kabinetit qeveritar.

Për herë të parë kanë hyrë në Parlament ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, si ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetiks, Belinda Balluku, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ministrja e Kulturës, Eva Margariti dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini.