Kryesore Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shtetin për Evropën në Gjermani, Michael Roth ka bërë apel që vendet e BE të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike

Marrëveshja e Prespës është një arritje historike për të gjithë ne në Europë”, ka thënë Roth para vendimit të BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më tej ministri gjerman ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e tij.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin lidhur me hapjen e negociatave.