Kryesore Ministri i Jashtëm italian, telefonatë Ramës dhe Bashës

Ministri i Jashtëm italian, telefonatë Ramës dhe Bashës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi, ka telefonuar Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas një deklarate të publikuar nga vetë Ministria e Jashmte e Italisë, Milanesi u ka konfirmuar të dyve “rëndësinë e madhe që ka sigurimi i respektimit absolut të rregullave themeltare të demokracisë dhe shtetit të së drejtës”.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, të kundërshtuara nga opozita, ministri ka theksuar se “pavarësisht vlerësimeve të ndryshme që kanë forcat politike shqiptare, është thelbësore që të shmanget çdo lloj forme dhune dhe manifestimi i mendimeve të bëhet në mënyrë demokratike”.

Sipas ministrit italian duhet “siguruar edhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor në Shqipëri”, që do të mbikëqyret edhe nga një mision ndërkombëtar, i drejtuar nga OSBE-ODHIR.