Aktualitet Ministria e Arsimit sqaron arsyet e mbylljes së shkollës iraniane në Tiranë

Ministria e Arsimit sqaron arsyet e mbylljes së shkollës iraniane në Tiranë

Kolegji Saadi në Tiranë

Ministria e Arsimit ka zbuluar arsyet e mbylljes së shkollës “Saadi” në Tiranë.

Në një njoftim në Facebook, ministria ka sqaruar se shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit për shkak të uljes së të ardhurave dhe aftësisë paguese dhe jo për arsyet që janë raportuar në media.

“Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e interesimit për të raportuar faktet!”, deklaron MASR.