Aktualitet Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë lajmin për studenten: Ishte një grua me...

Ministria e Shëndetësisë hedh poshtë lajmin për studenten: Ishte një grua me grip e kthyer nga Kina

Ministria e Shëndetësisë ka saktësuar lajmin e publikuar nga “News 24” se një studente e ardhur nga Kina ishte shtruar tek Infektivi për mjekim, duke njoftuar se ishte një grua e cila ishte kthyer nga udhëtimi në Kinë.

“Nuk ka asnjë studente të shtruar tek Infektivi. Rasti në fjalë është për një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina. Pas testimit rezulton se ka grip të thjeshtë dhe nuk është e prekur nga koronavirusi”, citon “News 24” deklaratën e Ministrisë.

Më herët media informative bëri me dije se një studente, emri i së cilës nuk bëhej publike, ishte shtruar në QSUT një ditë pas mbërritjes së saj nga Kina, ndërsa mjekët informuan se nuk ishte e prekur nga koronavirusi, por kishte vetëm grip.