Aktualitet Ministria e Shëndetësisë kundër vendimit për tarifat, jo tagër i “Urdhrit të...

Ministria e Shëndetësisë kundër vendimit për tarifat, jo tagër i “Urdhrit të Stomatologut”

“Urdhri i Stomatologut” ka marrë një vendim skandaloz, duke detyruar të gjithë dentistët që të dyfishojnë çmimet për shërbimet e tyre.

Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Burime te TemA shprehen se përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kane votuar kundër vendimit të “Urdhrit te Stomatologëve” për tarifat dysheme për shërbimet dentare.

Sipas Ministrisë, vendimi i “Urdhrit te Stomatologeve” është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër i tij.