Extra Ministrja e Arsimit Besa Shahini martohet me deputetin e Kosovës!

Ministrja e Arsimit Besa Shahini martohet me deputetin e Kosovës!

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Pas ndarjes nga bashkëshortja e parë me të cilën ka një vajzë 6-vjeçare, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PSD-së ka kurorëzuar sot dashurinë me Shahinin, me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare.

Vetë deputeti ka dhënë lajmin e bukur përmes një fotografie të përbashkët të çiftit që mbante mbishkrimin e thjeshtë: “Sot kurorëzuam dashurinë tonë”.

Deputeti shihet i veshur me një kostum serioz të zi me papion dhe këmishë të bardhë, ndërsa Besa me një fustan të thjeshtë të bardhë.

Të dy ndodhen në natyrë ndërsa ajo që e bën edhe më të bukur pozën, janë shikimet që shkëmben çifti i sapomartuar.

I urojmë ministres jetë të lumtur!

View this post on Instagram

Sot kurorëzuam dashurinë tonë ????

A post shared by Dardan Molliqaj (@dardanmolliqaj) on