Extra Ministrja e Arsimit në altar, martohet me deputetin kosovar

Ministrja e Arsimit në altar, martohet me deputetin kosovar

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë i ka dhënë fund beqarisë, teksa është kurorëzuar në martesë ditën e sotme në Komunën e Prishtinës.

Bashkëshorti i ministres shqiptare nuk është një emër i panjohur në jetën politike mbarëshqiptare. Ai është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Deri më tani lajm është përpjekur që të mbahet i fshehtë me fanatizëm nga të dy, por ajo që e ka konfirmuar, ka qenë vetë Shahini përmes një fotografie në profilin e saj në “Facebook”.

Bëhet me dije se festa do të jetë e thjeshtë dhe do të organizohet në një nga restorantet e periferisë së Tiranës ditën e diel.

Do të jenë një numër i vogël të ftuarish që do të festojnë dashurinë e çiftit që kanë së bashku një marrëdhënie të gjatë.

Ministrja dhe partneri saj kanë zgjedhur Tiranën, duke qenë se edhe shumica e miqve të tyre janë në kryeqytet, por nuk do të mungojnë as miqtë e politikanët nga Kosova të Dardanit.