Ekonomi Ministrja e re “ngrin” HEC-et e Gjiknurit: Të gjitha kontratat në skaner

Ministrja e re “ngrin” HEC-et e Gjiknurit: Të gjitha kontratat në skaner

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi një tjetër vendim të marrë.

Ajo bëri me dije se do të nisë një proces skanimi për HEC-et në të gjithë vendin.

Balluku deklaroi se do të ngrijnë të gjitha kontratat jo operative deri në përfundim të procesit të skanimit.

Ajo sqaroi se procesi do të bazohet në dy kritere, nëse kompanitë e licensuara i kanë përmbushur kushtet teknike dhe afatet kohore si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore.

Balluku dha se gjatë kësaj kohe, derisa të kalojnë në skaner, të gjitha kontratat jo operative do të pezullohen. Balluku e cilësoi të papranueshëm rastin e ndërtimit të HEC-it mbi kanionin e Holtës në Gramsh dhe tha se në bashkëpunim ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi do të trajtohet në formën e një diskutimi me banorët.

“Jam informuar intensivisht gjatë këtyre ditëve në detyrë mbi situatën dhe ecurinë e kontratave koncesionare të hidrocentraleve të cilat janë 182 kontrata që i korrespondojnë 440 HEC-eve. Sot vetëm, 96 e hidrocentraleve janë operative. Ato i përkasin 73 kontratave koncesionare dhe kjo përbën një arsye për një vëzhgim të detajuar të të gjithë kontratave ende jo operative në funksion të një sërë konkluzionesh të nevojshme për të gjykuar strategjinë e këtij sektori, efikasitetin e politikës së ndjekur në vite për stimulimin e HEC-eve të vegjël, impaktin ekonomik e social të tyre e me radhë. Në këto kushte, kur kemi shumë më shumë kontrata ende jo operative sesa operative është koha të bëjmë një ndalese dhe të gjykojmë për vazhdimësinë.

Kam vendosur fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit licencues, të çdo subjekti të licencuar dhe po ashtu skanimin fizik të çdo HEC-i dhe subjekti realizues. Ky proces do të do ndiqet nga një grup pune i udhëhequr nga zv/ministri zoti Bonati, i cili ka bërë një pune voluminoze dhe të vyer në sektorin e urave

Skanimi do bëhet në dy kritere, kriteri i përputhshmërinë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licencuara duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore të respektuara ose jo. Si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore, e cila ishte skandaloze në kufijtë e kriminales”, deklaroi Balluku.