Bota Ministrja spanjolle pozitive me koronavirus, testohet e gjithë qeveria

Ministrja spanjolle pozitive me koronavirus, testohet e gjithë qeveria

Koronavirusi ka mbërritur edhe në qeverinë e kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez.

Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria.

“Të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen, përfshirë kryeministrin Pedro Sanchez”, thuhet ne njoftim.

Ministrja është në gjendje të mirë sipas deklaratës. Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë në shtëpi deri sa t’i rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.

“Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, janë në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë.