Opinione Me miq-armiqtë e LSI-së

Me miq-armiqtë e LSI-së

55
0
Shpërndaje

Nga Gent Malko*

Gati-gati e kisha harruar shëmbëlltyrën e kryetarit, kur para mediave, dy ditë më parë, në oborrin e PD-së deklaroi se nuk do të zmbrapsej më nga istikami deri sa të largonte të keqen më të madhe të Shqiptarëve, qeverrinë e krimit dhe të drogës, pra Ramën sikur të mos ma kishin kujtuar sot në mëngjes telefonatat e disa miqve të mi demokratë.

E në morinë e pyetjeve të ndryshme që lëshonin për të kuptuar sa më mirë qëllimin e gjithë këtij përbetimi, që për nga serioziteti dhe besueshmëria të them të drejtën nuk binte aspak më poshtë nga të mëparshmit, spikaste në përgjithësi shqetësimi se nëse do të dilnin në protestë do t’u duhej ta ndanin atë edhe me miq-armiqtë e LSI-së.

Thashë shqetësimin e tyre, se tashmë ka kohë që habija është një ndjesi që i ka prishur marrëdheniet me ta. Sidomos kur bëhet fjalë për vendimet e befta strategjike të kryetarit. Të them të drejtën do të kisha dashur të isha më serioz tek shkruaj këto rreshta, aq më shumë kur bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme si kjo. Por është e pamundur të mos e lejosh veten që nga marazi të paktën të shkruash pa çensurë.

Që ta përmbledh më shkurt, jo më larg se disa  muaj më pare, filluam analizën në degët e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 26 Qershorit. E ndër të tjera, prej atyre demokratëve që vinin në mbledhje më së shumti spikaste edhe një porosi: Me LSI-në nuk na duhet ndonjë martesë e re. Sikur ta dinin!

Paçka se gjashtë muaj më parë nuk lamë takim elektoral pa e quajtur LSI-në si të keqen më të madhe. Kjo është njëra anë, por ai vazhdon me të njëjtin stil. Nuk janë harruar ende pendimet e kryetarit në media për shkeljet që i bëri statutit dhe ja, bam një tjetër. A thua se çka shkuar është harruar.

Vendimi për aleanca e marrëveshje koalicionesh merret në forume dhe jo në takime individuale me ndonjë sekretar. Vendime të tilla të rëndësishme janë tagër i forumeve vendimmarrëse të partisë, madje edhe më shumë, me raste edhe me miratimin e gjerë të anëtarësisë.

Asgjë nuk ka ndryshuar. Sot miq nesër armiq dhe anasjelltas, ose jam bërë pishman por do ta bëj prapë. Me ç’duket ky vazhdon të jetë slogani.

Është për të ardhur keq. Partia Demokratike ka nevojë per një aksion ndryshe.

Ajo ka nevojë për besueshmëri, sepse kauzën e ka.

Kryetar ç’të të them?!

*Anëtar i Kryesisë së PD  

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in