Politika Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, moment historik edhe për...

Miratimi i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, moment historik edhe për Ilir Metën

Një lajm të shkëlqyer e ka cilësuar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta miratimin nga Parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës.

Në rrjetin e tij social Facebook, Meta përgëzoi dy shtetet për arritjen historike.

“Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!”, shkruan Presidenti Meta.

Miratimi me 153 vota pro i Marrëveshjes së Prespës, i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare Greqi-Maqedoni për emrin.

Sipas marrëveshjes, Republika e Maqedonisë e ndryshon emrin në “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa Greqia zotohet të heqë veton për pranimin e vendit në NATO.