Aktualitet Miratohen kriteret për përfitimin e ndihmës financiare, kategoritë që përfitojnë

Miratohen kriteret për përfitimin e ndihmës financiare, kategoritë që përfitojnë

Qeveria përcakton kriteret dhe masën e përfitimit të ndihmës financiare për punonjësit e AISM (Punonjësit Civilë të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë sё Mbrojtjes), të Ministrisë së Mbrojtjes.

Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton qartë se punonjësi civil i AISM, ose familja e tij nё rast vdekjeje, sëmundjeje të rëndë dhe për një kohë të gjatë ose dëmtimesh të rënda të pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, përfiton ndihmë financiare tё menjëhershme. Madje përcakton në mënyrë të detajuar dhe masën e këtij përfitimi, si dhe kriteret mbi të cilat është ngritur kjo masë përfitimi: “Punonjësi civil i AISM përfiton 6 paga mujore të muajit të fundit, kur vdes; 4 paga mujore të muajit të fundit, kur sëmuret rëndë dhe pёr njё kohё tё gjatë, e vërtetuar me raport mjekësor dhe 3 paga mujore të muajit të fundit, kur njёri nga familjarёt nё ngarkim tё tij vdes ose sëmuret rёndё dhe pёr njё kohё tё gjatё, e vёrtetuar me raport mjekësor. Njëherësh punonjësi civil i AISM përfiton 4 paga mujore të muajit të fundit, kur pёson dёmtime tё rёnda tё pronёs, si rezultat i një fatkeqësie natyrore”, thuhet në vendim.

Njëherësh dhe kur punonjësi civil nё detyrë i AISM vdes, kjo agjenci organizon ceremoninë e rastit dhe përballon shpenzimet e varrimit, sipas dokumenteve që justifikojnë shpenzimet. Ndërkohë që efektet financiare qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, do tё përballohen nga fondi i veçantë në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Ndërsa procedura dhe dokumentacioni i nevojshëm për dhënien e ndihmës financiare, në zbatim të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes si propozuese e këtij vendimi që i vjen në ndihmë punonjësit civil të AISM, do të marrë të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi, menjëherë sapo të botohet në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për ndihmën financiare në rast fatkeqësie, vdekjeje apo sëmundjeje të punonjësit civil të AISM vjen si një kërkesë dhe detyrim ligjor për t’i ardhur në ndihmë punonjësve civile, kontribuues në mirëfunksionimin e kësaj agjencie.