Aktualitet Miratohet vendimi: Njohje e ndërsjellë e patentave me Turqinë

Miratohet vendimi: Njohje e ndërsjellë e patentave me Turqinë

Pas arritjes së marrëveshjes, qeveria shqiptare ka miratuar njohjen e ndërsjellët të shkëmbimit të patentave me Turqinë.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.

Me këtë vendim, pritet të përfitojnë si shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Turqi, po ashtu edhe shtetasit turq që punojnë në vendin tonë.