Kryesore Mirë se vini në Gadheim! Fshati i vogël që po përgatitet të...

Mirë se vini në Gadheim! Fshati i vogël që po përgatitet të bëhet qendra e re e BE-së

Një zhvendosje në zemër të Europës pritet të ndodhë.

Zhvendosje kjo që nuk është politike, por gjeografike. Që prej përfshirjes së Kroacisë në BE në vitin 2013, qendra e BE-së ka qenë një qytet i bogël në Bavari, i quajtur Westerngrund. Por gjithçka mund të ndryshojë me daljen e Britanisë së Madhe.

Qendra e re e BE pritet të zhvendoset nga Westerngrund në Gadheim.

Udhëtimi nga Westerngrund për në lokacionin tjetër bavarez Gadheim  zgjat rreth një orë.

Qendra gjeografike e BE-së përcaktohet nga Instituti Gjeografik Francez (IGN).

Megjithëse ka ndryshuar disa herë pas zgjerimeve të herëpashershme, qendra e BE ka mbetur në Gjermani që prej zgjerimit me 10 vende të reja në vitin 2004.

Në Gadheim gjithçka është gati. Një shtizë pret të valëvisë flamurin e BE, në atë që do të jetë qendra e re gjeografike e Bashkimit Europian.

Zyrtarët lokalë presin që fshati të vizitohet nga më shumë turistë, çka lumturon më tepër rezidentët.