Extra Mirësevini në qytezën “Donald Trump”

Mirësevini në qytezën “Donald Trump”

Ka më shumë lopë sesa njerëz në qytezën Majemi, në Teksas, dhe të gjithë këta njerëz mbështesin Donald Trump.

Të gjithë janë republikanë të thekur dhe në vitin 2016, 524 nga 550 votues hodhën votën për Presidentin aktual. Ata 26 që nuk e bënë këtë gjë, u përjashtuan nga aktivitetet e komunitetit.

Ky komunitet shumë i vogël demokratësh, në këto 4 vjet është pakësuar edhe më shumë, pasi dy prej tyre kanë vdekur, ndërsa një është larguar nga aty.

Pra, mirësevini në qytezën Trump, aty ku vetëm nëse përmend emrin e Joe Biden mund të përcillesh nën kërcënimin e armës.

Një grua që nuk e mbështet Donald Trumpin tha për “Mirror” se ka humbur shumë miq për pikëpamjet e saj politike: “Është çmenduri këtu. Nuk mund të kesh miqësi me dikë nëse nuk je me Trumpin. Ndihem si dele e zezë”.