Bota Misteret e masakrës së Ohajos: A deshi agresori ta qëllonte të motrën?

Misteret e masakrës së Ohajos: A deshi agresori ta qëllonte të motrën?

Ndër misteret që po e rrethojnë Ohajon është edhe ajo nëse autori i masakrës e kishte për qëllim të vriste motrën  apo nëse ajo u qëllua kur po provonte ta ndalonte.

Megan Betts, 22-vjeçare, studente në Universitetin shtetëror Wright, ishte në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën në mëngjes në rrethin e Oregon pranë qendrës së Dejtonit.

Vrasja motrës quhet sororicid, por nuk është një fenomen i studiuar mirë në Shtetet e Bashkuara.

Një studim i FBI i vitit 2013 për 160 të shtëna masive midis 2000 dhe 2013 zbuloi se në nëntë raste, agresorët vranë të afërmit – prindërit, bashkëshortët, fëmijët – përpara se të shkonin në një vend tjetër për të hapur zjarr.

Gazetarë pyetën ekspertët nëse masakra e së dielës kishte të bënte me lidhje familjare të agresorit, por ekspertët thanë se është shumë herët të dihet pse Megan Betts ndërroi jetë në duart e vëllait agresor, Connor Betts.

Randolph Roth, një ekspert i kronikave të zeza, tha se nga aspekti forenzik dihen shumë pak detaje të ngjarjes, dhe nuk kuptohet qartë nëse ai e vrau pasi ajo po përpiqej ta ndalonte.

Policia tha se Megan dhe Connor kishin kaluar kohë së bashku në udhëtime, por se ai asnjëherë nuk kishte dhënë shenja të planeve famëkeqe.