Bota Misteret e statujave prej guri: Ekspertët e zbulojnë në Ishullin e Pashkëve

Misteret e statujave prej guri: Ekspertët e zbulojnë në Ishullin e Pashkëve

Figurat gjigante prej guri të Ishullit të Pashkëve i kanë intriguar prej kohesh eksploruesit dhe kërkuesit, por ekspertët tani besojnë se kanë arritur të zbërthejnë të paktën njërin prej mistereve të tyre të mëdha: përse statujat Moai janë ku janë.

Kërkuesit kane analizuar vendet e platformave megalitike mbi të cilat qëndrojnë këta kolosë e kanë kontrolluar burimet natyre të ishullit. Në këtë mënyrë ata kanë arritur të zbulojnë se strukturat gjigante gjenden pranë burimeve të ujit të rrjedhshëm.

Kjo tregon sipas profesorit Carl Lipo se statujat nuk ngrihen nëpër vende ritualesh të çuditshme; një gjë e tillë simbolizon sipas tij integrimin ne jetën e komuniteteve.

Ishulli i Pashkëve apo Rapa Nui, siç njihet ndryshe, ka mbi 300 platforma megalitike dhe secila prej tyre mund të jetë bërë nga një komunitet i veçantë.

Të parat besohet të jenë ndërtuar në shekullin e 13-të, dhe shumë prej tyre gjenden në afërsi te bregdetit. Mendohet se monumentet përfaqësonin paraardhësit dhe lidheshin me aktivitetin ritual, por deri më tani arsyeja e vendndodhjes se tyre konsiderohej një mister.