Extra Misteri që fsheh veza më e pëlqyer në Instagram

Misteri që fsheh veza më e pëlqyer në Instagram

Është zbuluar se fotografia e një veze – e cila është fotoja më e pëlqyer në Instagram është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për shëndetin mendor.

Veza, e njohur si Eugene, tani është plasaritur pas “presionit dhe gjithë vëmendjes që ka marrë nga ndjekësit e rrjetit social Instagram. Një mesazh i postuar së bashku me vezën e thyer këshillon njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata ndjehen të njëjtën mënyrë.

Më shumë se 52 milionë njerëz kanë pëlqyer tashmë imazhin origjinal i cili u postua që në muajin Janar. Kur fotografia e parë e vezës u shfaq në Instagram, duket sikur ishte aty me qëllimin e vetëm për të çrrënjosur Kylie Jenner si “Mbretëresha e Instagram”.

Një total prej gjashtë fotografish të vezës – me nivele të ndryshme të dëmtimit – janë postuar nga llogaria @world_record_egg..

Së bashku me imazhin shfaqet një mesazh ku shkruhet : “Phew, unë ndihem shumë më mirë tani, nëse ndjeni presionin e diçkaje vizitoni talkegg.info për të mësuar më shumë”.

Linku i orienton më pas ndjekësit në një faqe interneti, që paraqet një listë të vendeve dhe shërbimeve që ofrohen për shëndetin mendor në vendet përkatëse. Llogaria thotë se qëllimi i shpalljes së shërbimit publik (PSA) është të vazhdojë të rrisë këtë listë.
Mesazhi i parë në llogari thuhej: “Le të vendosim një rekord botëror dhe të kthejmë në postimin më pëlqyer në Instagram, duke thyer rekordin e deritanishëm të mbajtur nga Kylie Jenner”

U desh vetëm nëntë ditë që veza Eugene të tejkalonte foton e yllit të televizorit ku shfaqej me vajzën e saj porsalindur, Stormi. Chris Godfrey, krijuesi i reklamave, pas imazheve tha: “Një vezë nuk ka gjini, racë apo religjion. Një vezë është një vezë, është universale. “