Bota Mitsotakis: Propozimi i Greqisë, Ballkani Perëndimor i anëtarësuar në BE brenda 2033

Mitsotakis: Propozimi i Greqisë, Ballkani Perëndimor i anëtarësuar në BE brenda 2033

Greqia rekomandon vitin 2033 si kufi për përmbylljen e pranimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar para gazetarëve në Bruksel ku ndodhet për samitin e radhës se:

“Greqia qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka marrë përfitimet e bashkimit me familjen europiane. Do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bërë anëtar të BE-së. Ne dimë se për këto vende, procesi është i vështirë…Propozimi im për rrugë është që të jetë në vitin 2033, 30 vjet pas Samitit të Selanikut”.

Propozimi grek është ndër më pozitivët dhe përfaqëson një rikthim të Greqisë në procesin e integrimit të Ballkanit, një rajon që në analizën e Athinës shihet si zonë e interferimit të disa interesave.