Kryesore Mitsotaqis: Nuk mbështesim negociatat me Shqipërinë nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat

Mitsotaqis: Nuk mbështesim negociatat me Shqipërinë nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Mitsotaqis, tha se Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat kombëtare.

Siç tha kryeministri, “Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend“.

Ai theksoi se e ngriti këtë çështje në kontaktet e tij me liderët evropianë Macron, Merkel dhe Rutte për shkak të debatit të ardhshëm në Këshillin Evropian në tetor.

Deklaratat kryeministri grek i bëri gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme për mediat në Selanik.