Kulturë Mizorja vdekje! Vajza e Dritëro Agollit tregon vuajtjet e nënës në grahmat...

Mizorja vdekje! Vajza e Dritëro Agollit tregon vuajtjet e nënës në grahmat e fundit të jetës

Ndarja nga jeta e Sadije Agollit, bashkëshortes së shkrimtarit të madh Dritëroit, nuk ishte aspak e lehtë. Vajza e saj Elona përmes një postimi të ndjerë tregon se e ëma vuajti plot 7 ditë , derisa dha frymën e fundit më 26 shkurt.

Ajo shkruan në postimin e publikuar në “Facebook”, se prindërit e saj tashmë janë bashkuar dhe po çmallen.

Elona thekson se nëna nuk e kaloi aspak lehtë ndarjen nga jeta të shkrimtarit, sa dy vite pa Dritëro Agollin për të ishin të mbushura me vuajtje dhe një humbje që e ndiqte ngado.

Postimi i plotë i Elona Agollit:

Me daten 19 shkurt, e bukura nena ime thirri vdekjen. U rrezua e vendosur per te bere paktin me te, qe shpirti i saj te puqej menjehere me ate te atit tim. Ajo, mizorja vdekje donte te mendohej per pak kohe dhe e mbajti ne pragun e saj pergjate 7 diteve, duke dashur te permbushte deshiren e te bukures nenes sime. Me date 26 ne mesdite, e lehte dhe e bukur si pulebardhe, nena ime u end lart, ne kerkim e perbashkim me atin tim. Ata tanime jane bashke, pasi shpirtrat e tyre, njeri ne ameshim e tjetra ne jete, pergjate dy viteve, percillnin kumte mes tyre, dite nate e nate dite. E bukura nena ime flinte pak, perpelitej e sfilitej ne medyshje, jetonte e nuk jetonte, bëzante e nuk bëzante. Ajo lotonte por nuk qante, ajo buzeqeshte por nuk qeshte. Pas ikjes se shpirtit me te bukur per te cilin ajo ishte marrosur ne te gjitha moshet e saj, edhe vete shpirti i saj ndjehej tere kohes ne vrap, ne ndjekje, ne pergjim te shpirtit te humbur. Jeta e saj u be makth, jerm, magji, fluturim. Tanime vrapi pushoi, ndjekja u sos.
Ajo eshte e qete, e bekuara nena ime tanime po çmallet. Shpirtrat po çmallen.