Shëndet Mjafton një teshtimë apo kollitje: Ja si mund përhapet koronavirusi në një...

Mjafton një teshtimë apo kollitje: Ja si mund përhapet koronavirusi në një supermarket

Koronavirusi përhapet me pikla pasi personi i infektuar kollitet ose teshtin, dhe ky animacion 3D nga shkencëtarët finlandezë tregon se si koronavirusit endet nëpër brendësi të një supermarketi.

Shkencëtarët kanë krijuar një simulim kompjuterik për të studiuar se sa larg mund të shkojë një virus brenda një vendi të mbyllur.

Rezultatet me të cilat ata dolën ishin shqetësuese.

“Pikat e infektuara mund të kishin infektuar njerëz të shëndetshëm edhe pasi personi i infektuar u largua nga vendi ku kollitej ose teshtinte”, thotë profesori Ville Vuorinen nga Universiteti Alto në Finlandë.

Shkencëtarët shtuan se mënyra më e mirë për të shmangur infektimin është distanca nga vendet publike ku ka shumë njerëz.

“Nëse thjesht duhet të shkoni në vende me shumë njerëz, qëndro larg tyre sa më shumë të jetë e mundur”, shtoi profesori Ville Vuorinen.