Aktualitet Mjekja gjinekologe: Në Shqipëri, aborti lejohet deri në javën e 12

Mjekja gjinekologe: Në Shqipëri, aborti lejohet deri në javën e 12

Mjekja gjinekologe, Edlira Bylykbashi

Vendimi i Gjykatës Supreme të SHBA për ndalimin e mbrojtjes kushtetuese të abortit në vend, ka shkaktuar reagime, por edhe debate në shumë vende të botës.

Mjekja gjinekologe, Edlira Bylykbashi u shpreh për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, se sipas ligjit shqiptar, aborti lejohet deri në javën e 12 të shtatzanisë.

“Unë di ligjin shqiptar të cilët ne kemi vite që e zbatojmë dhe jemi të detyruar ta zbatojmë. Me ligjin shqiptar, deri në javën e 12 lejohet ndërprerja e vullnetshme e shtatzanisë, me vendimin e vetë gruas, duke pasur parasysh që gruaja ka lirinë e vetë për të marrë vendimmarrje”, theksoi ajo.

Mjekja nënvizoi se pas javës së 12 aborti nuk është i lejueshëm në Shqipëri, pas formohen pjesa më e madhe e elementëve të foshnjes.

Por sipas saj, aborti pas javës së 12, mund të ndodhë vetëm në disa raste specifike ku pacientja ka probleme shëndetësore.