Extra Mjeku gjen mënyrën si t’iu buzëqeshë pacientëve përtej maskës mbrojtëse

Mjeku gjen mënyrën si t’iu buzëqeshë pacientëve përtej maskës mbrojtëse

“Më vinte keq të shkoja tek pacientët e mi në dhomën e urgjencës me fytyrën e mbuluar nga pajisjet personale mbrojtëse. Një buzëqeshje siguruese mund të bëjë një ndryshim të madh te një pacient i frikësuar. Kështu që bëra një foto të buzëqeshur dhe e vendosa në pallton time laboratorike dhe tani pacientët mund të shohin një buzëqeshje siguruese dhe ngushëlluese”.

Dr. Robertino, i angazhuar kundër koronavirusit në një spital në San Diego, Kalifornia, mendoi për një gjest të thjeshtë për ta bërë përvojën e njerëzve që mbërrinin në dhomën e urgjencës më pak traumatike dhe më njerëzore: tani ideja e tij, tashmë është përsëritur nga kolegë të tjerë, të cilët kanë mbërthyer një foto të buzëqeshur në palltot e tyre laboratorike.