Bota Mjeku italian që luftoi ebolën: T’i shmangim iluzionet, emergjenca do të zgjasë...

Mjeku italian që luftoi ebolën: T’i shmangim iluzionet, emergjenca do të zgjasë me muaj

Paolo Setti Carraro, mjek i luftës dhe vullnetar me emergjencën, thotë se situata e krijuar nga koronavirus nuk do të mbarojë shpejt, por do të jetë e gjatë.

Mjeku Paolo Carraro mbeti disa ditë i izoluar në Izrael, më pas ai gjeti mundësinë për t’u kthyer pranë familjes në Paris.

Kirurgu i luftës thotë për “Corriere della Sera” se askush nuk e di se sa mund të zgjasë kjo situatë.

Ai tregon se në Sierra Leone ku ai punonte, sëmundja e ebolës filloi të përhapet në prill të vitit 2014 dhe dukej se kishte ndaluar në gushtin e ardhshëm. Po në fakt jo. Ende kishte infeksione të reja. Rritja progresive ka rifilluar, sëmundja ka udhëtuar me njerëzit që shkuan nga rrethina për në kryeqytet.

“Mund të thuhet se ato janë kombe pa burime, pa para, por në fakt kam parë një sjellje të disiplinuar dhe të virtytshme, në ato vende, me përgjegjësi të pastër; Unë dua ti shoh plazhet plot në verë, por ama virusi nuk është sezonal, nuk kalon me stinët“, thekson Carraro.

“Numri i vërtetë i personave të infektuar është tre, katër herë më i lartë se të dhënat e lëshuara. Ndoshta deri në qershor, ne mund të kemi shuar shpërthimet. Ndoshta. Po e përsëris: ndoshta“, hedh hipotezën e tij mjeku i cili ka luftuar kundër epidemive të ndryshme.