Kryesore Mjeku moskovit përshkruan vaksinën ruse: E thjeshtë, si çdo gjë e zgjuar

Mjeku moskovit përshkruan vaksinën ruse: E thjeshtë, si çdo gjë e zgjuar

Zv.Drejtori i Departamentit për Anesteziologji në Spitalin Klinik të Qytetit Moskë Nr.52, Sergei Carenko, shkruan në një artikull të tij se vaksina ruse kundër virusit të koronës është “aq e thjeshtë sa gjithçka tjetër që është e zgjuar në botë”.

Ja çfarë thotë Carenko për vaksinën e quajtur “Sputnik V”:

“Ne, mjekët, kemi arritur të trajtojmë pacientët me koronavirus duke përdorur antitrupa monoklonalë, steroide, si dhe ilaçe antivirale. Pati më pak humbje jete, megjithatë rastet e rënda u dërguan në respiratorë. Mesatarisht, 6-8 në 10 njerëz vdesin nga infeksioni nosocomial. Këta pacientë do të shpëtoheshin nga antibiotikë të rinj, por duheshin vite dhe vite për t’i zhvilluar ato.

Ekziston një mënyrë tjetër për të mbrojtur njerëzit nga virusi i koronës. Kjo rrugë është e mirë në çdo kuptim – një person mbetet i shëndetshëm dhe nuk do të infektojë askënd. Sa më të shëndetshëm të jenë njerëzit, aq më i madh është imuniteti në shoqëri, dhe kështu vjen dhe fundi i epidemisë.

Aktualisht, rezistenca ndaj sëmundjes fitohet vetëm në rast se personi ka vuajtur nga sëmundja. Sidoqoftë, ekziston një mundësi më e sigurt – imunizimi, veçanërisht pasi ekziston një vaksinë efektive dhe e sigurt e bërë nga ekspertë të Institutit Gamalej. Ky institut, në shoqërinë mikrobiologjike mund të krahasohet me Mercedesin në industrinë e automobilave.

Unë kam njohur akademikë si Alexander Ginzburg dhe Denis Logunov nga ky institut për shumë vite. Së bashku me ta, ne jemi duke zhvilluar metoda të reja për të luftuar bakteret tashmë të njohura. Për më tepër, instituti tashmë ka bërë vaksina kundër Ebola-s dhe MERS-it. Jo vetëm që i bënë ato, por krijuan një mënyrë të sigurt dhe efikase për t’i bërë ato vektoriale.

Një pjesë e virusit të koronës është ngjitur me një tjetër virusi i cili është i padëmshëm për njerëzit, si për një mjet nisjeje, dhe injektohet në trupin e njeriut. Për të siguruar sukses, një pjesë tjetër e koronavirusit futet në një tjetër adenovirus të padëmshëm tre javë më vonë. Si rezultat, ne marrim një imunitet pak më të dobët për të dy këta adenoviruse, megjithëse trupi nuk ka nevojë për të, ndërsa ndaj virusi koronar krijohet një mbrojtje e qëndrueshme dhe e besueshme imune.

E thjeshtë, si çdo gjë tjetër në botë që është e zgjuar. Askush në botë nuk ka dalë me diçka kaq të sofistikuar. Disa vaksina të tjera vektoriale po zhvillohen në të gjithë botën, por asnjëra nuk bazohet në parimin e dy “automjeteve lëshuese”.

Vaksina tashmë është testuar tek vullnetarët, dhe ndër të parët ishin shkencëtarë nga Instituti Gamalej; ashtu siç ndërtuesit që qëndrojnë nën urën që ndërtuan ndërsa treni i parë ec mbi të. Pas kësaj, vaksina u testua mbi vullnetarë dhe ushtarë – nuk kishte raste të komplikimeve, dhe të gjithë ata patën imunitet të fortë.

Nuk është çudi që në media u shfaqën shumë kritika, deri dhe trillime se teknologjia ishte vjedhur, apo pretendimet pseudo-shkencore që gjendja shëndetësore e vullnetarëve u përkeqësua pas vaksinimit”, ka shkruar Carenko.