Bota Mjeku shqiptar në Gjermani: Këtu kryhen rreth 200 mijë testime në javë

Mjeku shqiptar në Gjermani: Këtu kryhen rreth 200 mijë testime në javë

Mjeku kardiolog Andi Rroku, i cili punon në Berlin, tregoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2 se si po përballohet në Gjermani koronavirusi.

“5000-6000 testime në javë bëhen vetëm në Berlin, ndërsa në Gjermani bëhen 150 000-200 000 në javë. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se duhet rritur numri i testimeve sepse është parë se sa më shumë testime, diagnostikimi bëhet më përpara se sa të arrijnë në stadin final”, tha Rroku.

“Nëse pacienti është pozitiv apo jo, shihet pas 8 orësh”, shtoi mjeku shqiptar që punon në Berlin.