Aktualitet Mjeku Tritan Kalo: I dimë vështirësitë ekonomike, por jetën nuk ua kthen...

Mjeku Tritan Kalo: I dimë vështirësitë ekonomike, por jetën nuk ua kthen askush

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që të mos vendosin ekonominë para shëndetit. Me një shënim në Facebook, Kalo kërkon vetë ndërgjegjësim për rrezikun e COVID-19.

Postimi i Tritan Kalo:

Kurdoherë me ju dhe për ju….shërbimi i sëmundjeve infektive, QSUT, 28.03.2020….bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutëm vërjani veshin këshillave tona, mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin. E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka. Kjo ëndërr e keqe me emrin covid-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuk mundet tua rikthej.

Dita nis për së mbari me dy infermierët e turnit në pavijonin e parë, anxhela dhe mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i policisë së shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, shërbimi i sëmundjeve infektive….së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos nguroni të dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj…. vet ndërgjegjësohuni!!!!