Aktualitet Mjetet teknologjike në vendimmarrje, Skëndaj: Duhet të përshtatur legjislacioni dhe mbi të...

Mjetet teknologjike në vendimmarrje, Skëndaj: Duhet të përshtatur legjislacioni dhe mbi të gjitha të zbatohet

Teksa teknologjia është bërë një element i rëndësishëm edhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit zhvilloi një Konference Kombëtare për e-demokracinë parlamentare, si një mjet që do të siguronte përfshirjen më të gjerë të qytetarëve edhe përmes peticioneve online.

Erida Skendaj, drejtore ekzekutive e KSHH tha se Shqipëria çalon në pasjen e një legjislacioni të përshtatshëm.

“Ka ende shumë punë për të bërë, si për të përmirësuar legjislacionin për t’u përshtatur me teknologjinë, por edhe për zbatimin e legjislacionit aktual”, tha Skëndaj.

Sipas konstitucionalistes Aurela Anastasi, teknologjia duhet t’u garantuar të drejtën e votës edhe emigrantëve.

“Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit është e rëndësishme të zbatohet neni i parashikuar aty për nënshkrimin elektronik. Dhe kjo kërkon më shumë investim ne inovacion”, tha Anastasi.