Extra Mobilizohen operacionet e kërkim-shpëtimit për “vajzën” e mbytur në det, por ishte...

Mobilizohen operacionet e kërkim-shpëtimit për “vajzën” e mbytur në det, por ishte kukull seksi

Një grup i madh personash u mobilizuan për një operacion shpëtimi, pasi u njoftuan se një grua ishte mbytur në det.

Por, habia e tyre ishte e madhe kur nxorën nga uji vetëm një kukull seksi prej gome.

Kalimtarët e kishin ngatërruar për njeri, pasi kukulla po qëndronte në sipërfaqe të ujit me bark, dhe kishin njoftuar ambulancën.

Ngjarja ndodhi në Hachinohe të Japonisë.

Një nga dëshmitarët e skenës tha: “Ishte për të qeshur për ne kalimtarët, por besoj se zjarrfikësit dhe ambulancat që erdhën, nuk u kënaqën shumë. Plehrat duhen hedhur aty ku duhet”.