Opinione Modele të drejtësisë klimatike

Modele të drejtësisë klimatike

Paolo Mieli – Corriere della Sera

Gjasat janë që COP26, samiti i klimës që po mbyllet në Glasgou, do të mbetet në histori për rolin që gratë kanë luajtur në të. Edhe ato që morën pjesë jashtë sallave ku u mbajt samiti. Më shumë se të gjitha të tjerat, Greta Thunberg e cila drejtoi gishtin nga pjesëmarrësit në takim duke i akuzuar se nuk ishin asgjë më shumë se specialiste të llafeve. Dhe që, ende pa mësuar rezolutat përfundimtare, bëri të ditur synimin për t’iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për t’i kërkuar që ta shpallë ngrohjen globale emergjencë globale të “nivelit 3”, më e larta deri tani.

Një nga ndjekësit e saj, aktivistja nga Uganda, Vanessa Nakate, e turpëroi ish-presidentin amerikan Barack Obama duke e akuzuar se kishte premtuar në vitin 2009 (“kur isha trembëdhjetë vjeç”, theksoi ajo) njëqind miliardë dollarë për luftën ndaj ndryshimeve klimatike. Dhe më pas nuk e mbajti fjalën e dhënë. Greta dhe të tjerat ishin protagonistet e Konferencës Botërore të Klimës. Ndoshta edhe diçka më shumë. Thunberg dhe bashkëmoshatarët e saj, shkruan Michela Marzano në “La Repubblica”, mishërojnë aftësinë e femrave për të qenë “rezistente” (një term që, sipas të gjitha dëshmive, do të na shoqërojë ende për një rrugë të gjatë). Jo në kuptimin që “pranojnë dhe heshtin”, thotë Marzano, por në kuptimin e vërtetë dhe të thellë të fjalës “rezistencë”: “të përballosh dhe të kapërcesh vështirësitë dhe fatkeqësitë e jetës pa u përshtatur kurrë me situatat”. Janë vajza që e kanë për zemër të ashtuquajturën “etikë të kujdesit”.

Por një rol të rëndësishëm luajtën edhe gratë e ftuara për të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar. Alexandria Ocasio-Cortez ishte zëri më i fortë në mesin e rreth njëzet delegatëve që mbërritën në Glasgoë në ekipin amerikan të drejtuar nga Nancy Pelosi. Ocasio-Cortez ka debatuar (që nga largimi i tij për në Skoci) me disa kolegë të tij – meshkuj, supozohet – të cilët i fajëson se ka vendosur të mos udhëtojnë në shoqërinë e delegacionit zyrtar amerikan, por me mbështetjen e sponsorëve privatë. Sponsorët privatë të cilët “dikush”, siç u shpreh ajo, “mund të dyshojnë se janë të lidhur me interesat e kompanive në sektorin e karburanteve fosile”.

Më pas, pa e ndjerë nevojën për të vërtetuar këto dyshime, ajo iu rikthye teorisë së “korrelacionit midis krizës klimatike dhe pabarazisë gjinore”. Në kuptimin, tashmë të theksuar nga sudanezi Balgis Osman-Elasha, se gratë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të të varfërve në planet, janë më të ekspozuara ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike. Ose – siç argumentoi kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon – 80% e të zhvendosurve për shkak të ndryshimeve klimatike janë gra. Por Ocasio-Cortez donte të hynte në detaje.

Në Shtetet e Bashkuara, zbuloi ajo, “gratë indigjene po vriten ose zhduken gjatë gjithë kohës”. A ka kjo ndonjë lidhje me ndryshimin e klimës? Po, sipas saj, sepse “kjo ndodh pranë vendeve të nxjerrjes së lëndëve djegëse fosile”. Dhe pikërisht në afërsi të atyre vendeve ndodh diçka misterioze: “Gratë indigjene që protestojnë ose që përpiqen të shprehin mospajtim, kërcënohen ose zhduken”. Nga kjo rrjedh, përsëri sipas Ocasio-Cortez, fakti se “drejtësia klimatike do të arrihet vetëm me drejtësinë gjinore, me mbrojtjen e komuniteteve të kulturave indigjene”. Komunitete që “siç e dini mirë”, shtoi ajo, “shpesh janë matriarkale”.

Më pas, deputetja radikale e Nju-Jorkut vuri në dukje një shembull të një “rruge alternative” për “ndjekjen e drejtësisë klimatike”. Modeli i propozuar nga Ocasio-Cortez është ai i lëvizjes protestuese Dakota Access të udhëhequr nga “kombi i Lakota Sioux”, që vijnë nga rezervati i Standing Rock. Lëvizje në të cilën mori pjesë edhe ajo vetë. Dhe e cila, në mars 2020, fitoi një betejë të rëndësishme me vendimin e një gjykate federale të Uashingtonit që bllokoi punën e tubacionit.

Fjalimi i saj ka njëfarë sharmi dhe njëfarë interesi. Për momentin, edhe për shkak të kompleksitetit të çështjes, hapat e mëtejshëm për të nxitur të gjithë botën të ngadalësojë ngrohjen globale nuk po hidhen. Kjo do të thotë se si “metoda Ocasio-Cortez” mund ta bëjë më të shkathët garën drejt synimeve që njerëzimi synonte të arrinte me mundim, në pallatin prej xhami të Kombeve të Bashkuara. Në të vërtetë, ndonjëherë mund të krijohet përshtypja se disa gra, të reja dhe në moshë, nuk i shmangen “blablabla”-së me të cilën Greta qorton të mëdhenjtë e botës. Megjithatë, duhet thënë gjithashtu se nuk i takon asaj dhe të tjerëve si ajo të japin indikacione të sakta. Meqenëse ata mund të përfitojnë nga kushti “i volitshëm” sipas të cilit protesta nuk duhet të jetë gjë tjetër veçse protestë.

Por – po të donin – mund të bënin disa hapa përpara, duke qëndruar brenda gardhit të atyre që nuk kanë përgjegjësi qeveritare. Historiani Niall Ferguson vuri në dukje se që nga viti 2003, viti kur lindi Greta Thunberg, Kina ka qenë përgjegjëse për dy të tretat e rritjes së emetimeve të CO2 në botë dhe 93% të konsumit të qymyrit.

Këtu, për shembull, nëse do të mund të përfshinin edhe disa bashkëmoshatarë që jetojnë në Pekin ose që i përkasin popullatës indigjene të Xinjiang-ut, kjo do t’i jepte më shumë forcë indikacioneve të tyre sugjestive.