Extra Modelja Suada Sherifi është martuar në fshehtësi të plotë dhe askush nuk...

Modelja Suada Sherifi është martuar në fshehtësi të plotë dhe askush nuk dinte gjë!

Imazhin e bashkëshortit ajo është munduar ta mbajë larg rrjeteve sociale dhe kështu ka bërë edhe me jetën private.

Suada Sherifi prej vitesh po jeton romancën me biznesmenin Eldi Dizdari, ndërsa janë bërë prindër të vogëlushes Deizi, që prej gushtit të 2016-s.

Pavarësisht se nuk ka treguar detaje nga fejesa e saj, vetëm tani mësohet se çifti është martuar prej kohësh.

“Në fakt, në fakt, unë e kam mbajtur pak të fshehtë, po unë jam martuar”, tha ish-Missi shqiptar e ftuar në emisionin “Thumb”.

Ajo u pyet se kur do të bënte një dasmë të madhe, por mesa duket nuk është në planet e saj.